Duke nisur nga ora 18:00 e të premtes deri në orët para të mëngjesit pritet që situata e motit të përkeqësohet.
Të paktën kështu ka deklaruar nga Vlora, kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi.
‘Situata pritet të vështirësohet pas orës 18:00, në mesnatë deri në orët e para të mëngjesit. Por në datat 3 dhe 4 reshjet do të jenë më të ulëta duke mos përbërë më kërcënim” u shpreh Prençi.
Ai po ashtu u bëri thirrje familjeve në rrezik që të jenë të kujdesshëm.
Gjatë të gjithë ditës familje të shumta janë evakuar ne shumë zona të vendit pasi shirat e rënë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje katastrofike.