INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kreu i FRPD: Edhe pse pa eksperiencë, Orest Sota fitoi tenderin 1 miliardë lekë

Kreu i FRPD: Edhe pse pa eksperiencë, Orest Sota fitoi tenderin 1 miliardë lekë

Publikuar më: 18:26 04-11-2017

Në një postim në rrjetin social Facebook kreu i forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këllici shprehet se biznesmeni Orest Sota të cilit iu gjetën rreth 800 mijë euro në maikën dhe dy patenta të ish ministrit fitoi një tender 1 miliard lekë nga OSHEE ndonëse pa eksperiencë në biznesin e tij.

Ai shprehet se Sota duket se është shpërblyer jo pak për besnikërinë e traguar ndaj Ramës dhe Tahirit.

Postimi i Plotë

Orest Sota pa asnje eksperience ne biznesin e tij, ja doli te fitoje tenderin mbi 1 miliard leke vetem dy muaj me pare.
Orest Sota të cilit iu gjetën në makinë 863 mijë eurot e Saimir Tahirit dhe dy patentat e tij, është i njohur për lidhjet e vecanta dhe me kryeministrin e Edi Rama.
Kjo lidhje i ka mundësuar kompanisë së Orest Sotës të përfitojë ndonëse pa asnjë eksperiencë dhe një tendër prej 1 miliard e 106 milion lekesh me date 05.09.2017 nga OSHEE sha Vlore per: "Ndërtim fideri i ri, N/St Mifol, për zonën Novoselë – Akërni – Bishan si dhe rrjet TU me ABC".

Kompania nuk ka ne bilancin e asaj asnje pune dhe asnje aktivitet tjeter pervec ketij tenderi.
ECO CONSTRUCTION & PARTNERS shpk është themeluar më 16.02.2015 në 100% pronesi të shtetasit OREST SOTA. Deri më 13.12.2016 shoqëria quhej IKONA CONSTRUCTION shpk dhe më pas ka ndryshuar emrin ne ECO CONSTRUCTION & PARTNERS shpk, sërisht në pronësi 100% të shtetasit OREST SOTA.

Orest Sota duket se është shperblyer jo pak për besnikerine e treguar ndaj Rames dhe Tahirit.

 

Article Logic
Execution time: 0.00376296043396