INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kancelari i Gjykatës së Kukësit, sqaron kur do të mbahet gjyqi për protestuesit e arrestuar...[VIDEO]

Publikuar më: 10:37 03-04-2018

Kancelari i Gjykatës së Kukësit ka njoftuar se ditën e nesërme do të jepen masat e sigurisë për 23 protestuesit e ndaluar nga policia teksa ka artikuluar dhe akuzat mbi ta.

Shikim Korbi, ka bërë këtë sqarim:

“Kërkesa nga organi i akuzës u paraqit në orën 9:45 minuta. Gjyqi do të zhvillohet me shumë mundësi për të gjithë njëherësh edhe pse sallat janë të vogla. Mbi të arrestuarit rëndon akuza Kundështim të punonjësve të policisë dhe Prishje të pronës publike. Gjykata ka afat nga moment i paraqitjes së kërkesës deri në dhënien e vendimit 24 orë për ta shqyrtuar dosjen. Nuk mund të jap më shumë shpjegime, nesër do të shprehet gjykata.”

Mësohet se do të jetë gjyqtarja, Alma Ahmeti ajo që do të vlerësojë masën e sigurisë. Të arrestuar janë shpërndarë në komisariate të ndryshme dhe 13 prej tyre ndodhen në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër në komisariatin e Policisë së Kukësit.

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553