INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kreu i grupit të LSI ashpërson gjuhën kundrejt Ramës, para popullit është mi!

Kreu i grupit të LSI ashpërson gjuhën kundrejt Ramës, para popullit është mi!

Publikuar më: 10:00 04-04-2018

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim,Vasili ka thënë se Rama e ka vendin në kosh të plehrave. Ai ka marrë shkas nga situata e tensionuar në Gjykatën e Tiranës, nga ku pritet të merret vendimi për të arrestuarit e Kukësit. Vasili shton se popullin nuk e ndal dot asgjë dhe pushtetarët duken minj përpara tij. 

Reagimi i plotë:
Tani cdo qytetar e ka shume te qarte qe ka per kryeminister nje ordiner dhe te paburre qe fshihet pas brekeve te policise. Qytetare konsiderojeni nje kufome politike qe vjen ere te qelbur frike,korrupsioni dhe droge. Nje kufome politike qe ka ngritur doren e ndyre mbi qytetare, deputete e te rinj per te vrare friken e tij.Nje kufome te shtrire ne mes te rruges se integrimit europian. Kufomat dihet ku e kane vendin....ne gropen e plehrave te historise,atje ku populli i ka hedhur pa meshire te gjithe ata, qe si ky kane dashur ta bejne Shqiperine ciflig te tyre. Dhe popullin s'e ndal dot asgje ne kete bote dhe kryeminister e police duken minj perpara tij.

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996