INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kreu i grupit të socialistëve ''i shtrin dorën'' opozitës për bisedime

Kreu i grupit të socialistëve ''i shtrin dorën'' opozitës për bisedime

Publikuar më: 09:58 26-04-2019

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla pas një takim me deputetët gjermanë ka folur për hapat drejt BE-së por dhe i ka bërë ftesë opozitës për bisedime.
'Ne i kemi të gjitha shanset për të marrë një përgjigje pozitive për caktimin e një date për fillimin e bisedimeve. Bashkëndamë më kolegun gjerman edhe shqetësimet për një rritje të ndikimit të vendeve të BE-së, por që pozicioni është shumi i qartë, Shqipëria ka vetëm një plan A vijimin e reformave të thella për ta çuar Shqipërinë drejt BE', u shpreh Balla.
Ai u ndal edhe tek zgjedhjet e 30 qershorit për të cilat tha se janë shumë të rëndësishme dhe se janë të gatshëm të ulen për bisedime me opozitën.
'Vendimi djeshëm i Kuvendit për të vijuar punën për komisionin e Reformës Zgjedhore janë hapa të rëndësishëm që konfirmojnë një dialog konstruktiv. Jemi të gatshëm dhe të hapur për dialog edhe me partitë e tjera që kanë zgjedhur rrugën si formë të ushtrimitë të funksionit të tyre politik. Basha nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje sepse kërkon pushtet në tavolinë, por nuk ka pushtet në tavolinë në demokraci, përfundoi Taulant Balla.

Article Logic
Execution time: 0.0038619041442871