INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kreu i Komunitetit Mysliman komenton dorëzimin e 6 'gylenistëve' : Nëse Turqia i bën presion Tiranës...[VIDEO]

Kreu i Komunitetit Mysliman komenton dorëzimin e 6 'gylenistëve' : Nëse Turqia i bën presion Tiranës...[VIDEO]

Publikuar më: 08:20 17-04-2018

Kryetarit te Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj komenton dorëzimin që Kosova u bëri 6 shtetasve turq. Bruçaj ishte i ftuar për një bisedë në studion e Zërit të Amerikës ku foli për harmoninë fetare. Për kreun e KMSH-së shqiptarët, si një popull i vogël, e duan dhe e respektojnë njëri-tjetrin, duke jetuar në harmoni fetare midis tyre, edhe pse kanë bërë zgjedhje të ndryshme për sa i përket fesë. Bruçaj deklaroi se në kohë të ndryshme, disa njerëz e kanë përdorur fenë për të arritur synimet e tyre politike, për të marrë më shumë pushtet. Në Shqipëri tha ai, fetë predikojnë paqen dhe dashurinë dhe kjo ka ndikuar në harmoninë fetare që ka vendi. Duke komentuar për incidentin e dorëzimit nga Kosova të 6 shtetasve turq, të akuzuar për veprimtari kundër qeverisë turke, Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë tha se në se do të ushtrohej presion i njëjtë ndaj Tiranës, ai tha se: “Shqipëria është një vend i lirë dhe jam i bindur se do të vendoste çfarë është mirë për kombin, për Shqipërinë, në këtë lidhje. Problemet politike në Turqi, apo në një vend tjetër, ne si shqiptarë nuk ja zgjidhim dot, ne kemi prioritetet tona, ne investojmë për progresin, harmoninë dhe stabilitetin e vendit tonë dhe besoj që do ta ruajmë fort këtë vlerë, duke respektuar dhe në bashkëpunim me shtetet e tjera fqinjë,” – tha për “Ditarin” Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj.

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499