INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kreu i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj padit imamin e xhamisë së Unazës së re…

Kreu i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj padit imamin e xhamisë së Unazës së re…

Publikuar më: 11:46 30-03-2016

Një dokument i publikuar në profilin në Facebook të imamit të Xhamisë së Unazës së Re, Armand Ali është shkaku i padisë së kreut te Komunitetit Mysliman në prokurori.
Kreu i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj akuzon imamit të Xhamisë së Unazës së Re, Armand Ali se ka publikuar në facebook një listë me emra hoxhallarësh, ku sipas dokumentit shoqata e KMSH i shikon si te dyshuar per terrorizem. Ai për këtë arsye ka ngritur dhe një padi me argumentin se me anë të këtij dokumenti dhe disa postimeve të tjera në Facebook, por edhe media të tjera, ky imam do t’i tregojë ndjekësve të tij se disa persona punonjës të shoqatës janë duke punuar kundër interesave të besimtarëve myslimanë.
Ndërsa Armand Ali ka mohuar para oficerëve të policisë gjyqësore nxitjen e urrejtjes apo grindjes. Ai pretendon se ka paralajmëruar besimtarët se disa krerë të shoqatës së Komunitetit Mysliman Shqiptar janë anëtarë të Lëvizjes Gylen, e njohur në Turqi sipas imam Ali, si "organizatë terroriste". Imami "i vetëshpallur" tha se do t’i ofrojë prokurorisë dokumentin që ka postuar në Facebook si dhe postimet e tij në të cilat ka folur për anëtarët e Lëvizjes Gylen.

Article Logic
Execution time: 0.0038070678710938