INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kreu i KQZ-së raporton në Kuvend, duhet të garantohet vota e emigrantëve!

Kreu i KQZ-së raporton në Kuvend, duhet të garantohet vota e emigrantëve!

Publikuar më: 09:19 12-04-2018

Kreu i KQZ mbajti një raportim në Parlament. Zguri vlerësoi punën e institucionit që ai drejton duke shtuar se këtë e kanë vërejtur dhe raporti i i fundit i Freedom House apo ai i OSBE-ODIR.
Zguri shtoi se KQZ ka bërë progres në transparencën e informacioneve apo dhe dhënien rekord të rezultateve të zgjedhjve të fundit. Gjithashtu ai ndali dhe tek verifikimi në kohë rekord i të zgjedhur me procedime penale. Edhe lista e zgjedhësve është parë me detaje, shtoi Kreu i KQZ, dhe u pastruan shumë emra të dubluar. Ai theksoi se duhet të garantohet në zgjedhjet e ardhshme dhe e drejta e emigrantëve për të votuar. Klement Zguri përmendi dhe probleme, si ai i administrimit të zgjedhjeve, pasi ndërhyn politika duke ndryshuar shpesh komisionere madje dhe një ditë para procesit të votimit. Por dhe mungesa e transparencës nga partitë në lidhje me financat e fushatës sipas Zgurit vijon të jetë problem i madh.

Article Logic
Execution time: 0.004127025604248