Shkarkohet nga detyra Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Komisioni i Posaçëm i Apelimit me trupë gjykuese të kryesuar nga Ardian Hajdari dhe e përbërë nga Luan Daci, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz, deklaruan se Dedja ka probleme me pasurinë ndaj dhe vendosën shkarkimin e tij nga detyra.
Sipas relatorit të çështjes, Dedja nuk ka shpjeguar bindshëm pasurinë. Lidhur me një apartament në Golem, sipas trupës gjykuese subjekti i rivlerësimit nuk ka saktësi.
Me 31 korrik, Komisioneri Publik ankimoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përKreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, duke kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtarit pasi sipas tij nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.