INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kreu i LSI kërkoi qeveri besimi, PS sulmon Ilir Metën

Kreu i LSI kërkoi qeveri besimi, PS sulmon Ilir Metën

Publikuar më: 10:44 08-04-2017

“Nuk duam qeveri besimi të pabesive”!

Ilir Meta foli pak ditë më parë për një qeveri besimi, kërkesë e cila sa vjen e po kundërshtohet më shumë nga Partia Socialiste. Fillimisht kërkesa e bashkëkryetarit të koalicionit qeverisës nuk ishte marrë si një sulm kundër PS, me Ramën që tha se “Meta ka kërkuar një qeveri besimi, nuk ka thënë që nuk ka besim tek unë”. Pavarësisht kësaj “zbutje të situatës’, dy partitë e maxhorancës duket se janë të destinuara të vazhdojnë përplasjen mes tyre. Gjatë një takimi të ditës së sotme me të rinjtë në Shkodër, Elisa Spiropali, ndër të tjera, tha: “Ne nuk duam një qeveri besimi të pabesive”. Duke qenë se “qeveri besimi” është një term i përdorur fillimisht nga Meta, kjo deklaratë duket një replikë ndaj kreut të kuvendit dhe jo opozitës, e cila nga ana e saj ka kërkuar qeveri teknike.

Article Logic
Execution time: 0.0034971237182617