INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kreu i Omonia-s të Korçës në burg për herë të dytë! Ja arsyeja…

Kreu i Omonia-s të Korçës në burg për herë të dytë! Ja arsyeja…

Publikuar më: 11:35 12-02-2016

Mund të duket e çuditëshme deri dhe qesharake po ndodh dhe kështu…

Drejtuesi i OMONIA-s  në Korçë, Naum Disho mbase “s’ka lekë” të paguajë apo do të kursejë dhe bën lidhje të paligjshme të energjisë. E kur përfaqësues të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë kryenë kontroll në linjtat dhe sahatët matës të zonës ku banonte Disho, vërejtën se ai vidhte energji. Po kjo situatë nuk u tolerua dhe Dishos i vihen prangat.
Ndërsa çështja i kaloi Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Disho e provon për herë të dytë burgun, pasi disa vite më parë është arrestuar për skandalin në varrezat greke.

Skandali i Varreve në 2010

Në tetor të 2010 banorët e fshatit Boboshticë në Korçë denoncuan dhunimin e varrezave brenda territorit të kishës së Shën Mërisë dhe ngritjen e një memoriali greke me pretendimin se aty ishin varrosur 2 ushtarë grekë të rënë gjatë luftës italo-greke të viteve 40. Banorët aso kohe deklaruan se nuk ka pasur asnjë ushtar grek të varrosur, po vetëm eshtrat e të parëve të tyre 150 vjet më parë.
Mbi varre u ngrit një platformë betoni dhe u ngritën shkallë përmes varrezave si dhe memorial për nder të ushtarëve grekë. Gjatë betonizimit të varrezave për të krijuar memorialin punëtorët nxorrën jashtë dhe eshtra. Për këtë ndërhyrje ata akuzuan Dishon dhe vetë prokuroria provoi se u dëmtuan 10 varre dhe për këtë dënoi Dishon me 1 vit burg.

Article Logic
Execution time: 0.003248929977417