INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kreu i Policisë bën bilancin e zgjedhjeve, mbi 90  persona e subjekte nën hetim

Kreu i Policisë bën bilancin e zgjedhjeve, mbi 90 persona e subjekte nën hetim

Publikuar më: 14:29 27-06-2017

Drejtori i policisë Haki Çako në një dalje për media raportoi se gjatë procesit zgjedhor janë kryer mbi  44 vepra penale apo krime elektorale. Janë proceduar gjithashtu dhe subjekte politike. Nën procedim janë 84 persona dhe 7 procedime penale ndaj subjekteve politike. Sipas Çako, po trajtohen me përparësi dhe 25 procedime të reja, që kanë cënuar zgjedhjet e lira.
Ndërsa blutë janë thirrur të paktën 72 herë dhe kanë ndëryrë për të zgjidhur konflikte të ndryshme gjatë votimit dhe numërimit të votavve. Të gjitha rastet thekson Çako i janë referuar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281