INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kreu i Vetëvendosjes jep dorëheqjen

Kreu i Vetëvendosjes jep dorëheqjen

Publikuar më: 16:36 02-01-2018

Visar Ymeri dha dorëheqjen nga drejtimi i Lëvizjes Vetëvendosja. Ymeri është larguar edhe nga funksionet e tjera nga kjo parti. Këto i ka bërë të ditur vetë Visar Ymeri në një konferencë për shtyp. Dorëheqja është zyrtarizuar sot, pasi prej disa javësh kanë nisur përçarjet brenda figurave kryesore të kësaj partie. Vetëvendosja është duke u përgatitur për procesin zgjedhor brenda partisë dhe deri më tani vetëm Albin Kurti ka konfirmuar kandidaturën për kryetar.

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834