Polica e Elbasanit ka vendosur në pranga shtetasin Emiljan Xhika 23 vjeç pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie më një të mitur.
Sipas policisë 23 vjeçari në datën 17 gusht ka kryer marrëdhënie seksuale më një shtetase të mitur në automjetin e tij në fshatin Banjë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur” parashikuar nga nenet 100 dhe 103 të Kodit Penal.