Futbollisti anglez Adam Xhonson është shpallur sot fajtor për abuzim seksual me të mitur.
Ai ka kryer marrëdhënie seksuale me tre vajza minorene, të cilat ishin nën moshën 16-vjeç.
Ish-sulmuesi 28-vjeçar, që u gjykua në gjykatën “Bradford Crown”, i mohoi tri akuzat në fjalë.
Bashkë me të në gjykatë u paraqit edhe partnerja e tij, Stejesi Flounders, e cila ka me Adamin një vajzë 1-vjeçare.
Xhonson e ka nisur karrierën e tij si futbollist te Midëllsbrou, më pas vijoi te Mançester Siti, për t’u transferuar në vitin 2012 te Sanderlendi për 10 milionë paund.
Ai ka veshur 12 herë fanellën e kombëtares angleze nga viti 2010 deri në vitin 2012, duke shënuar 2 gola.