INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krid u bë një muajsh dhe Klea Huta na emocionoi me dedikimin për të [FOTO]

Krid u bë një muajsh dhe Klea Huta na emocionoi me dedikimin për të [FOTO]

Publikuar më: 14:09 04-07-2020

Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër të një djali një muaj më parë. Ata vendosën ta quanin vogëlushin Krid dhe shpesh herë i shohim teksa postojnë foto dhe video ku tregojnë sesa shumë ka ndryshuar jeta e tyre që pas ardhjes në jetë të vogëlushit.

Klea ka postuar një foto të Krid një muaj më parë, kur sapo erdhi në jetë ndërsa shkruan: “O Krid i mamit, sot një muaj erdhe në jetë dhe na e ndryshove atë përgjithmonë, kryevepra jonë. Nuk më besohet që të mbaj në krahë dhe kujdesem për ty prej një muaji. Ti je i vogël dhe nuk kupton gjë po mami ka shumë lumturi që do ta ndajë me të gjithë i vogli im, dora ime e vogël, era ime e mirë. Edhe 100 vite o jetë e imja, të dua mam”.

Vogëlushi erdhi në jetë në katër qeshor të këtij viti dhe mami Klea e dha vetë e para lajmin, përmes një fotoje shumë të bukur nga materniteti.

varik.png

Article Logic
Execution time: 0.0038158893585205