Gjithnjë e më shumë po mësohemi me krijesa të çuditshme të natyrës, të cilat duket sikur janë bashkime krijesash.
Dhe krijesa e rrallë këtë herë është zbuluar në Kinë,në Parkun e Liqenit të Baiyunit në Guangzhou.
Por çfarë e bën të veçantë?
Ai ka një trup si të peshkut dhe nofull si të krokodilit. Duket se krijesa është e aftë që të jetojë edhe jashtë ujit.
Kafsha e çuditshme ishte pikasur muaj më parë, duke shkaktuar panik tek qytetarët.
Kjo bëri që autoritetet të ndalojnë notimin e tij në Parkun e Liqenit. Krijesa misterioze u përshkrua nga roja e parkut si gjashtë metra e gjysmë e gjatë dhe me një kurriz si të breshkës.