Gjarpri është një nga ato gjallesa të natyrës i cili për shumë njerëz konsiderohet i frikshëm. Por më e tmerrshme dhe e frikshme është të imagjinosh se ekziston një gjarpër i cili ka tre sy.
Një gjallesë e tillë është zbuluar në Australi.
Gjarpri i gjatë 40 centimetra në fakt ngordhi vetëm pak javë pasi u zbulua.
Ai ngordhi sepse për shkak të përbërjes së tij nuk mund të gjuante prenë e tij. Sipas ekspertëve syri i tretë shpjegohet si një mutacion.