INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Krijimi i qeverisë së Maqedonisë. Shqiptarët takohen nesër [Video]

Publikuar më: 18:44 23-12-2016

Dita e shtunë pritet të jetë një ngjarje e rëndësishme për të përfaqësimin e shqiptarëve të Maqedonisë. Kreu i BDI Ali Ahmeti ka ftuar të gjithë kryetarët e partive politike shqiptare në një takim në datën 24 dhjetor. Situata e krijuar në zgjedhje, ku partitë shqiptare humbën ndjeshëm elektorat, dhe debatet për krijimin e qeverisë kanë bërë që Ahmeti të mbledhë shqiptarët. Sipas Bujar Osmanit te BDI, takimi do ketë për qëllim diskutimin mes partive politike shqiptare në Maqedoni për mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni si dhe unifikimin e faktorit politik shqiptarë. Një ditë më parë kreu I PDSH Menduh Thaçi dha dorëheqjen nga ky post, pas rezultateve të dobëta të shënuara në këto zgjedhje.  Analistët e kanë komentuar dorëheqjen e Menduh Thaçit si morale dhe si akt të guximshëm. Sipas tyre ky duhet të jetë një shembull për liderët e tjerë të cilët vazhdimisht po humbin betejën në terren. Ndërkohë BDI dhe Aleanca për shqiptarët kanë bërë të ditur se nuk do përkrahin asnjë nga dy partitë e mëdha maqedonase në zgjedhjet që do të mbahen të dielën në Tearcë.

Article Logic
Execution time: 0.0034551620483398