INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krijimi i ushtrisë së Kosovës, reagon NATO: Keqardhje, ishte një vendim i GABUAR...

Krijimi i ushtrisë së Kosovës, reagon NATO: Keqardhje, ishte një vendim i GABUAR...

Publikuar më: 12:24 14-12-2018

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pas formimit të Ushtrisë së Kosovës, duke shprehur keqardhje që ky vendim u bë pavarësisht shqetësimeve të NATO-s si dhe sipas tij, vendimi i sotëm nuk duhet të rrisë tensionet në rajon.

Ai ka shtuar se pas këtij vendimi NATO duhet ta rishqyrtojë mbështetjen për ushtrinë e Kosovës.

Stoltenberg gjithashtu ka bërë thirrje për paqe dhe të vazhdohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
‘Të gjitha palët duhet të sigurojnë që vendimi i sotëm nuk do të rrisë më tej tensionet në rajon. Të gjithë aktorët politikë përgjegjës në rajon duhet të përqendrohen në përparimin e reformave dhe në dialog. E përsëris thirrjen time për Prishtinën dhe Beogradin që të mbeten të qetë dhe të përmbahen nga çdo deklaratë apo veprim që mund të çojë në përshkallëzim. NATO vazhdon të mbështesë dialogun e sponsorizuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës si zgjidhja e vetme politike e qëndrueshme për rajonin’, ka thënë Stoltenberg.

Kuvendi i Kosovës sot me vota unanime ka themeluar Ushtrinë e Kosovës.

Article Logic
Execution time: 0.0039479732513428