INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Krijohet jeta artificiale e njeriut. Shkencëtarët krijojnë embrion pa spermë dhe vezë [Video]

Publikuar më: 16:43 03-03-2017

Duket si e pabesueshme por shumë shpejt jeta artificiale e njeriut mund të bëhet realitet. Ajo mund  të krijohet nga e para në laborator, pasi shkencëtarët arritën të krijojnë me sukses një embrion sisor duke përdorur vetëm qelizat burimore. Universiteti i Cambridge përzieu dy llojet e qelizave burimore të miut dhe i vuri mbi një tribunë 3D. Katër ditë pasi u vendosën në një provëz të përshtatur për të imituar kushtet si brenda barkut të nënës, qelizat formuan strukturën e një embrioni miu të gjallë.  Përparimi është përshkruar si një "kryevepër" në bioinxhinieri, pasi mund të lejojë shkencëtarët të rrisin embrione njerëzore artificiale në laborator pa pasur nevojë për një spermë apo vezë.  Embrionet në rritje do të ndihmojnë kërkuesit për të studiuar fazat shumë të hershme të jetës njerëzore në mënyrë që ata të mund të kuptojnë pse kaq shumë shtatëzëni po dështojnë. Por nga ana tjetër krijimi i jetës artificiale mbetet një çështje e diskutueshme pasi ngre pyetje etike,  për atë që përbën realisht jetën e njeriut.

Article Logic
Execution time: 0.0033900737762451