Shkencëtarët e Shkollës Mjekësore të Harvadit dhe Institutit të Teknologjisë të Masaçustit kanë arritur të krijojnë një lëkurë të padukshme, që zhduk aknet, eliminon qeskat poshtë syve dhe mund të fshehë dhe rrudhat.
Pritet që fillimisht kjo lëkurë të përdoret për qëllime mjekësore, si për trajtimin e pezmatimeve të lëkurës dhe djegieve nga dielli. Po ajo mund të përdoret dhe për estetikë. Studiuesit flasin se ajo është aq cilësore sa mund të dukeni rreth 20 vite më të rinj.
Shkencëtarët e kanë testuar këtë “lëkurë” tek disa vullnetarë, ku është aplikuar poshtë syve, tek krahët dhe këmbët.
Materiali XPL është i lëngshëm dhe aplikohet si një krem ose pomadë në dy sipërfaqe. Njëra sipërfaqe përmban elementet kyçe, ndërsa tjetra përmban katalzator prej platini që ndihmon materialin të ngjitet në lëkurë dhe të qëndrojë për 24 orë.
Kjo “lëkurë e dytë” është e papërshkueshme nga djersa dhe uji.