INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krijohet leukoplasti elektrik, si funksionon...[FOTO]

Krijohet leukoplasti elektrik, si funksionon...[FOTO]

Publikuar më: 16:40 26-12-2018

Keni menduar të vetëmjekoheni me një leukoplast elektrikë dhe si funksionon një i tillë.

Një grup inxhinerësh amerikanë kanë krijuar leukoplastin elektrik i cili ka kosto të ulët dhe është i aftë të shërojë një plagë 5 herë më shpejt krahasuar me një leukoplast normal. Metoda e krijuar nga specialistët shfrytëzon energjinë e prodhuar nga lëvizjet e trupit të pacientit për të gjeneruar impulse elektrike ‘delikate’ në plagë.

Në testet e minjve, leukoplasti elektrik reduktonte kohën e shërimit në vetëm tre ditë, në krahasim me pothuajse dy javë për procesin e shërimit normal. Leukoplasti u vendos në qafën e minjve ku kishin plagë dhe u pa se ata u shëruan më shpejt përmes këtij leukoplasti.

“Ne u befasuam kur pamë një normë të tillë të shpejtë të rimëkëmbjes së një plage”, theksoi një nga profesorët .

Sipas specialistëve lëndimet akute dhe kronike “paraqesin një kosto të konsiderueshme për kujdesin shëndetësor në mbarë botën e ndoshta një leukoplast i tillë do të jetë një zgjidhje e leverdishme. “Përdorimi i stimulimit elektrik në shërimin e plagës është i rrallë”. Në dallim nga metodat ekzistuese, leukoplasti i ri është shumë më i thjeshtë. Pajisja jonë është aq e rehatshme sa një fashë”, nënvizuan specialistët.

 

ffff.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887