INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krijohet tramvaji elektrik që lëviz pa rrota, shihni si lëviz [VIDEO]

Krijohet tramvaji elektrik që lëviz pa rrota, shihni si lëviz [VIDEO]

Publikuar më: 12:28 13-08-2018

Të gjithë po flasin për automjete elektrike, por Kina si gjithmonë është ajo që bën shumë hapa para.

Kinezët kanë krijuar tramvajin e parë elektrik i cili nuk ka nevojë të lëvizë përmes rrotave.

Automjeti mund të lëviz në rrugë falë një sistemi të giudës autonome i cili ndjek një figurë të vizutuar në asfalt.

Një krijim i tillë është një hap i rëndësishëm sa i përket drejtimit autonom dhe eletrik të makinave.Tramvaji i së ardhmes u prezantua në provincën Hunan dhe është i pari në modë i cili mund të lëviz pa rrota por thjesht duke ndjekur figurat në rrugë.

Automjeti tërësisht elektrik është krijuar për të ndihmuar që të ketë sa më pak probleme me atmosphere dhe objektivi është që të promovojë përdorimin e shërbimit publik ekologjik.

Tramvaji revolucionar i njohur ndryshe si Art është rreth 32 metra i gjatë dhe i lartë 3.4 metra. Ai mund të lëvizë me shpejtësinë 70 kilometra në orë dhe të transportojë drei në 307 persona.

Sikurse dhe objektivi që ka ai është në ngjyrë të gjelbërt dhe mund të sigurojë 25 kimlometra vetëm me 10 minuta karikim.

Linja e parë e transportit e gjatë 6.5 kilometra do të jetë gati brenda vitit 2018. Ndërsa Art do të jetë ndër automjetet e para që do të lehtësojë trafikun duke kontribuar edhe në reduktimin e ndotjes.

Article Logic
Execution time: 0.0037529468536377