INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krijohet vaksina që shkatërron agjentët nervorë vdekjeprurës si sarin dhe novichok

Krijohet vaksina që shkatërron agjentët nervorë vdekjeprurës si sarin dhe novichok

Publikuar më: 12:17 03-01-2019

Agjentët nervorë vdekjeprurës si gazi sarin mund të bëhen të padëmshëm nga një vaksinë që besohet të mbrojë njerëzit deri në një muaj. Agjentët nervorë mund të vrasin brenda disa minutave, me sarinën që sulmonte mijëra njerëz në Siri në vitin 2013 dhe novichok që u përdorë për të sulmuar ish-spiunin Sergei Skripal dhe vajzën e tij në Angli vitin e kaluar. Tani shkencëtarët kanë krijuar një injeksion që shkatërron agjentët nervorë që qarkullojnë në gjakë përpara se të hyjnë në veprim. Armët kimike bllokojnë sinjale midis nervave dhe organeve, duke bllokuar muskujt. Viktimat vuajnë nga dëmtimet e trurit dhe mbyten me shpejtësi duke mos qenë në gjendje të pastrojnë mushkëritë e tyre. Sidoqoftë, studiuesit zhvilluan një eksperiment te derrat e guineas tek të cilët u aplikua vaksina. Ata  janë ekspozuar ndaj sarinës shtatë herë pa vuajtur ndonjë simptomë. Shkencëtarët përdorën një proteinë të quajtur OPH që prodhohet nga bakteri E.coli dhe i kthen agjentët nervor në substanca të padëmshme në gjak. Vaksina mbrojti organizmin nga agjentët nervorë për tetë ditë te derrat. Shkencëtarët shpresojnë se vaksina mund t'i mbrojë deri në një muaj Ushtarët dhe punonjësit e urgjencës që janë në rrezik të ekspozimit ndaj agjentëve nervorë në zonat e luftës. Ka rreth 60 vite që po eksperimentohet mbi bllokimin e armëve kimike, dhe kjo sipas studiuesve është vaksina me efekt më të gjatë që gjendet deri më tani. Ajo mund të provohet tek njerëz për pesë vjet.

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277