INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krijoi makinën që ecte me ujë, mister vdekja e Stanley Meyer [VIDEO]

Krijoi makinën që ecte me ujë, mister vdekja e Stanley Meyer [VIDEO]

Publikuar më: 13:06 07-06-2018
Deklaroi se kishte shpikur makinën që ecte vetëm me ujë, por vdiq papritur duke dalë jashtë një restoranti dhe duke bërtitur “më helmuan”. Vdekja e Stanley Meyer, i cili vdiq në 20 Mars të vitit 1998 mbeti një mister.Pavarësisht investigimit, policia ra dakort me raportin e doktorit duke thënë se ai vdiq nga presioni i lartë i gjakut. Gjithsesi, shumë mbështetës të Meyer-it besojnë se ai është vrarë për shkak të shpikjes së tij.Vëllai i tij Steve, deklaroi se:
‘’Meyer vdiq në parkingun e restaurantit pas një darke pune me investitor belg dhe kishte refuzuar shuma të mëdha parash për t’u dhënë të tjerëve patentën e tij. ‘Peshkaqenët’ erdhën një javë më pas dhe vodhën gjithçka nga projektet e Meyer dhe materialet eksperimentale.”
Në një material të një stacioni televiziv , Meyer tregon se si funksionon motorri i tij i fuqizuar vetëm me ujë. Ai harxhonte vetëm 83 litra ujë për të përshkuar rrugën nga Los Angeles për në New York. Gjithashtu ai deklaronte se kishte zëvëndësuar shkëndijë lëshuesin me injektor, duke prodhuar miksim hidrogjeni/oksigjeni  në cilindrat e motorrit. Kjo është një intervistë e realizuar me Meyer që e shpjegonte saktësisht mënyrën e funksionimit.
Në vitin 1996, Meyer është hedhur në gjyq nga dy investues, më të cilët ai kishte bërë dakordësi për tu dhënë të drejtën për të bërë biznes me të, në teknologjinë e karburantit të qelizave të ujit.Makina e tij që fuqizohej me ujë do t’i nënshtrohej një ekzaminimi nga një ekspert i quajtur Michael Laughton, profesor në Inxhinierinë Elektrike në Queen Mary, të universitetit të Londrës.
 
Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281