INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krim i rëndë!

Krim i rëndë!

Publikuar më: 15:54 16-03-2016

Një vjedhje e paramenduar mirë, me pasojë vrasjen e të zotit të shtëpisë. Fillimisht u mendua se vdekja e B. SH 56 vjeç të kishte shkaqe natyrale, por më pas ekspertët zbuluan se ai ishte goditur me mjete të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ngjarja që ka ndodhur në Cërrik ka zanafillën dy ditë më parë, kur dy grabitësit, N. Çekrezi 56 vjeç dhe I. Çekrezin, 25 vjeç kanë hyrë në banesën e 56 vjeçarit dhe kanë vjedhur, një sasi prej 250.000 lekësh dhe 1880 Euro. E pasi kanë marrë shumën e parave, autorët e kanë vendosur viktimën në një pozicion sikur ishte rrëzuar dhe kishte përplasur kokën. Po e vërteta doli në shesh. 

Pas ekspertizës mjeko-ligjore dhe këqyrjes së provave në vendin e ngjarjes rezultoi se autorët e kanë goditur viktimën me inicialet B. SH 56 vjeç me mjete të forta duke i shkaktuar vdekjen.
Gjithashtu janë gjetur edhe sendet e vjedhura të fshehura në një ullishte. Krimi është provuar edhe përmes gjetjes së shumës së parave si dhe e rrobave të autorëve, të cilat i kishin përdorur natën e krimit.
Tashmë Naim dhe Ilir Çekrezi do të gjykohen për veprën penale, “Vjedhja me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim”.

Article Logic
Execution time: 0.0033650398254395