Të shkatërrosh një gjë, për të rregulluar një tjetër. Kjo fatkeqësi mjedisore po i ndodh lumit Shkumbin, në zonën ku po ndërtohet rruga nacionale Qukës-Qaf Pllocë. Makinëri të rënda të firmave që po ndërtojnë këtë aks rrugor, janë duke shkatërruar lumin Shkumbin, pasi marrin rërën dhe zhavorrin që ndodhet në shtratin e lumit, për të ndërtuar trasenë e rrugës. Sipas burimeve të Citynews, kjo masakër ndodh prej gati dy muajsh, por heshtja mbulon gjithçka edhe pse mediat e kanë bërë denoncimin.Nuk dihet nëse firma që po ndërton këtë rrugë ka leje të gërmojë dhe të marrë inerte nga shtrati i lumit, por edhe nëse po, përsëri do të përbënte një krim ndaj mjedisit në vend.