Gjatë mesnatës një krim i rëndë në familje ka tronditur fshatin Drizë të Kuçovës. Pas një debati burri ka vrarë gruan me thikë.
Rruzhdi Luzi 57-vjeç pas sherrit ka goditur me thikë në banesë bashkëshorten e tij M. Luzi 49- vjeç.
Në momentin që 57-vjeçari ka qëlluar për vdekje gruan nuk pasur asnjë person tjetër në dhomë, pasi tre fëmijët ishin në dhomën tjetër në gjumë.
Pas ngjarjes të afërmit dhe fqinjët kanë lajmëruar policinë, e cila ka arrestuar 57 vjeçarin Rruzhdi Luzi.
Grupi hetimor ka marrë në pyetje autorin e krimit dhe të afërmit për të zbardhur motivet e ngjarjes së rëndë, ndërsa nga të dhënat e para raportohet se shkak i vrasjes kanë qenë kushtet e rënda ekonomike pasi të dy ishin të papunë.