Një 50 vjeçar nga Vlora në gjende të dehur për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi në familjen e tij. Burri me inicialet P.Sh. siç raporton policia, mësohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj të birit, ndërsa ka plagosur me thikë në dorë vajzën e tij. Situata mund të kishte qenë edhe më e rëndë, por policia ka ndërhyrë dhe e ka arrestuar vlonjatin.
NJOFTIMI I POLICISË
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një krim në familje.
Policia e Vlorës falë ndërhyrjes në kohë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti familjar me pasoja të rënda.
Arrestohet në flagrancë shtetasi P.Sh., 50 vjeç, pasi në banesë, nën e efektin e pijeve alkoolike, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij dhe ka plagosur lehtë në dorë me mjete prerëse (thikë) vajzën e mitur