Një tjetër krim në familje ka tronditur ditën e sotme qytetin e Gjirokastrës.
Raportohet se një burrë 65 vjeç ka qëlluar me sqepar bashkëshorten e tij 57 vjeçe.
Sipas policisë sherri ka ndodhur për motive banale dhe se viktima është në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Në pranga u vu Ferik Myrtaj, 65 vjeç pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me sende të forta (sqepar) në kokë e trup bashkëshorten e tij shtetasen A.M, 57 vjeçe, banuese në Memaliaj.
Shtetasja ndodhet e shtruar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.
Një tjetër krim në familje ka tronditur ditën e sotme qytetin e Gjirokastrës.
Raportohet se një burrë 65 vjeç ka qëlluar me sqepar bashkëshorten e tij 57 vjeçe.