Një krim në familje ka tronditur Durrësin. Burri ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten.
Gruaja humbi jetën rrugës për në spital. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:20 në lagjen numër 15.
Viktima është identifikuar si Asbije Kuka, rreth 36 vjeçe, ndërsa bashkëshorti me iniciale A. K., është arratisur.
36-vjeçarja u dërgua në spital nga dy vëllezërit dhe djali i mitur, por nuk i mbijetoi plagëve.
"Më datë 19.07.2019, rreth orës 16:20, në lagjen Nr.15, Durrës, shtetasi A.K., ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij shtetasen H.K., rreth 36 vjeçe, e cila u transportua në spital por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra,"-raporton policia.
Policia është në kërkim të autorit të ngjarjes.