Një krim i rëndë në familje ka tronditur Memaliajn. Nga informacionet paraparake mësohet se djali ka vrarë me sëpatë babanë në fshatin Shalës.
Arjan Shahaj ka vrarë babain e tij Iliaz Shahajn. Mësohet se pas konfliktit që kanë pasur me njëri-tjetrin, djali ka marrë sëpatën dhe ka qëlluar babanë e tij dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia është vënë në ndjekje të tij, por nuk ka mundur ende që ta arrestojë.