Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare që ndodhej në një kamp azilantësh në Gjermani. Bashkëshorti Nderim Çiba ka qëlluar për vdekje gruan e tij, Arjana Çiba 35 vjeçe. Dyshohet se shkak është bërë një sherr për motive të dobëta. Ndërkohë autoritetet përkatëse të kampit, kanë prangosur bashkëshortin Nderim Çiba nga Mati dhe kanë dërguar në morgun e spitalin trupin e pajetë të bashkëshortes me të cilën kishte edhe 2 fëmijë. Autori i krimit rezulton të ketë pasur edhe precendentë të mëparshëm penalë në Shqipëri.