Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër. Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur, policia raporton se dy persona janë qëlluar në fshatin Shtëpëzë.
Viktima dhe i plagosuri mësohet se janë nipat e gruas së Dashamir Alikos, ish-kreut të komunës së Lazaratit, kurse autori është djali i një oficeri policie.
Uniformat blu kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet në lidhje me këtë krim të rëndë.