INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Krimet e komunizmit në parlament! Liderat politikë akuza të ndërsjellta[VIDEO]

Publikuar më: 11:31 10-10-2017

Një seancë parlamentare e pazakontë është zhvilluar sot për të përkujtuar deputetët e pushkatuar 70 vite më parë nga sistemi komunist. Kreu i qeverisë bëri një krahasim me ata që sakrifikuan për lirinë me deputetë e sotmë duke i akuzuar këta të fundit si shkelës të lirisë. Rama foli dhe për ligjin e dosjeve. “Ta çlirojmë këtë sallë, vetveten tonë si pjesë e kësaj gjenerate të politikës nga ndotja prej atij mekanizmi që si çdo gjë e ndryshkur, por e paricikluar tërësisht në diçka tjetër helmon dhe pengon. Ligji për hapjen e dosjeve, 25 vjet u përdorë për të goditur njëri-tjetrin, sot jemi këtu fal një ligji që është i pari në historinë e dhimbshme që ndajmë që na pajis me mjete hulumtimi në funksion të një misioni human,” tha Rama.

Ndërsa Basha u shpreh se ndjehet fajtor që nuk ka bërë ende asgjë, që eksponentët e komunizmit të mos jenë në jetën politike duke iu referuar kështu Gramoz Ruçit.
“70 vjet pas vrasjes së deputetëve ndihem i turpëruar që jam në një kuvend që drejtohet nga një njeri që ishte pjesë e asaj klike. Nuk muze për ta ndërsa vendet ku bëheshin krime sot janë kthyer në pika turistike. Duhet të punojmë dhe të gjejmë të gjitha eshtrat e viktimave të komunizmit që nuk janë zbuluar dhe ti nderojmë me dinjitet, shtoi Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0040040016174316