Përcaktohet grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe bandës së tij. Lajmi është bërë i ditur nga Prokuroria e Përgjithshme e cila përmes një njoftimi për mediat bën me dije se "në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë përcaktohet grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi". Emrat e prokurorëve do të bëhen publikë në seancën gjyqësore të radhës. Përfaqësuesit e akuzës nuk pranuan që të merrnin në shqyrtim dosjen “Shullazi”. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryeprokurores. Marku urdhëroi nisjen e procedimit disiplinor ndaj tyre.