INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krimet e Rënda lirojnë Arben Ndokën dhe Arben Çukon nga burgu, ata do të...

Krimet e Rënda lirojnë Arben Ndokën dhe Arben Çukon nga burgu, ata do të...

Publikuar më: 14:04 15-11-2018

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka liruar nga burgu dy ish-deputetët e PS-së Arben Ndoka dhe Arben Cuko, të cilët u arrestuan në sajë të operacionit ‘Vol-Vo4’. Mësohet se gjykata i ka caktuar atyre masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Arben Ndoka u arrestua pasi rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash Shëngjin, ndërsa ish deputeti dhe ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko si i përfshirë me pjesëtarët e grupit të Shijakut.

Më 22 tetor 2018, Policia e Shtetit njoftoi se nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese kanë finalizuar përgjatë orëve të fundit një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit ”Forca e Ligjit”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032849311828613