INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krimet e Rënda nisin hetimet për pasurinë e Begos

Krimet e Rënda nisin hetimet për pasurinë e Begos

Publikuar më: 15:49 26-08-2018

Pas debateve politike dhe vendimit të Greqisë për ta liruar nga qelia Edmond Begon, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror ndaj tij.
Mësohet se hetimi ka nisur kryesisht për dyshimet se ka përfituar fonde publike dhe nëse pasuritë apo bizneset që zotëron kanë lidhje me veprat penale për të cilat është dënuar. Hetimi përfshin rrethin familjar dhe shoqëror të tij si dhe gjithë personat e tjerë me të cilët ka pasur marrëdhënie kontraktuale apo biznesi. Bego u ndalua rreth një javë më parë në shtetin grek me pretendimin se ndaj tij kishte një urdhër ndalimi nga shteti italian. Pas verifikimeve, rezultoi se ndaj biznesmenit shqiptar nuk kishte asnjë kërkesë të tillë. Ndërsa opozita akuzoi mazhorancën se po favorizonte Begon me tendera dhe se nuk kishte marrë masa për ta ndaluar më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0034410953521729