INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krimet kibernetike, në Shqipëri janë shtuar mashtruesit, sanksionet minimale [VIDEO]

Krimet kibernetike, në Shqipëri janë shtuar mashtruesit, sanksionet minimale [VIDEO]

Publikuar më: 13:54 06-12-2018

Është pozitiv fakti që nga viti në vit numri i përdoruesve të internetit në Shqipëri po rritet. Po ana tjetër e medaljes janë mashtrimet kibernetike, përball të cilave përdoruesit shqiptarë janë të ekspozuar dhe ende në vend nuk ka një strategji efektive sa i përket sigurisë kibernetike.

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal ka publikuar një raport për vendet e Europës Perëndimore, ku theksohet se për Shqipërinë janë të shumëta mashtrimet kibernetike por edhe përndjekjet online dhe fenomente të tjera për të cilat ka pasur denoncime.

Sipas raportit, shumica e rasteve të krimit kibernetik lidhen me mashtrimin, raste të tjera pëfshihet vjedhja e të dhënave, përndjekjen online, dhe ndërhyrjen në të dhënat. Në rastet e hakërimit autorë janë jo vetëm shqiptarët, por dhe ndërkombëtarë, ndërkohë që rastet e përndjekjes në internet kryesisht kryhen nga shtetas vendas.

Raporti citon që nga viti 2017, rreth 2 milionë njerëz ose 66% e popullsisë së Shqipërisë përdorin internetit.

Edhe pse ka ende zona që nuk mbulohen me valë interneti, në vitin 2017 penetrimi në internet ka arritur në rreth 80% por njëkohësisht është rritur rreziku i mashtrimeve të shqiptarëve. Sipas Këshillit për Bashkëpunim Rajonal kjo shtrirje e internetit në Shqipëri duhet të shoqërohet me një strategji nga ana e institucioneve për Sigurinë Kibernetike. Edhe në Kodin Penal sanksionet për dënimin e mashtrimeve kribernetike janë minimale. Numri i procedurave të regjistruara penale lidhur me mashtrimet kompjuterike është rritur, por dënimet ende mbeten të ulëta, vetëm pesë në vitin 2017 dhe 2016 dhe katër në 2015.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0022220611572266