INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krimi do të kapet nga 'ajri', motorë fluturues mbi kokat tona

Krimi do të kapet nga 'ajri', motorë fluturues mbi kokat tona

Publikuar më: 14:53 14-01-2019

Mund të duket shumë e rrezikshme që të fluturosh me motorë, por duket se kjo do të jetë puna e ardhshme e policëve. Pak kohë më parë bota u njoh me motorin fluturues i quajtur “Hoverbike” i cili ka filluar të testohet nga policët në Dubai. Ata prej disa kohësh po ushtrohen si të ngasin motorin fluturues.

Edhe pse shumë njerëz nuk janë mësuar me idenë e një motori që fluturon si dron në ajër, kompania vendosi ta lançoj "Hoverbike" në Las Vegas.

"Hoverbike" do të fluturojë 16 metra mbi tokë, me shpejtësi maksimale 60 km/h.

Motori gjithashtu punon me një bateri hibride, e përbërë nga litium, mangan dhe nikel, bateri kjo e cila do të rezistojë nga 10 deri në 25 minuta në varësi të motit dhe peshës së pilotit.

Kompania e "Hoverbike" njofton se tashmë të gjithë kanë mundësinë të porosisin një motor të tillë, i cili vjen tek konsumatori nga 2 deri në 6 muaj pas kohës së blerjes së produktit. Ndërsa çmimi do të jetë 150 mijë dollarë.

"Lartësia më e sigurt e fluturimit është 5 metra mbi tokë, por vetë piloti mund ta ndryshojë këtë gjë në varësi të dëshirës", shprehet kompania.

Gjithashtu bëhet me dije se kompania po përpiqet që ta bëjë "Hoverbike" të përdorueshëm nga të gjithë njerëzit dhe jo vetëm nga ata që kanë leje për të pilotuar.

Article Logic
Execution time: 0.0019371509552002