INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krimi i trefishtë në ish-bllok, arrestohet pronari i lokalit ku ndodhi masakra. Arsyeja? 'Ka fshehur pistoletën e ...' [FOTO]

Krimi i trefishtë në ish-bllok, arrestohet pronari i lokalit ku ndodhi masakra. Arsyeja? 'Ka fshehur pistoletën e ...' [FOTO]

Publikuar më: 08:01 21-10-2018

Është arrestuar një prej njerëzve emri i të cilit u lakua shumë, para 2 javesh.

Pasditen e djeshme është arrestuar Redi Popesku, pronar i lokalit në ish-Bllok, ku ndodhi masakra me një të vrarë dhe 2 të plagosur me 4 tetor.

Popesku është arrestuar në ambientet e lokalit të tij, me akuzën “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.”

Nga të dhënat paraprake dyshohet se Popesku ka dhënë dëshmi të rreme dhe ka fshehur pistoletën e Ervis Martinajt.

Popesku ishte personi i vetëm që u bë dëshmitar i ngjarjes dhe mund të sillte dëshmi të vlefshme për grupin hetimor për të zbardhur krimin. Por me sa duket, dëshmia e tij më shumë ka ngatërruar policinë.

Nga ngjarja në ish-Bllok mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa të përfshirë ishin Ervis Martianj, Ervin Mata, Elvana Gjata, badigardët e tyre dhe pronari i lokalit Redi Popesku, që njihet si mik i dy biznesmenëve.

redipopescu_11246745_1703870666514233_777467422_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547