Është zbuluar identiteti i komandos të shpallur në kërkim nga policia, për vrasjen e Fabjol Gaxhës dhe plagosjen e 3 personave të tjerë në zonën e Ish-bllokut.
Komando i kërkuar është Merviol Bilo, 41 vjeç banues në Tiranë. Ai është komando në Zall Herr.
Merviol Bilo dyshohet se është autori i ngjarjes, i cili ka realizuar qitje profesionale në kokë dhe gjoks ndaj Fabjol Gaxhës, Ervis Martinajt si dhe Elton Hatonit. Të gjitha plagët që ka viktima dhe të plagosurit kanë, janë pikërisht në këto zona.
Sipas gazetarit Artan Hoxha, viktima Fabjol Gaxhaj ka dëmtime në kokë, ndërsa i plagosuri Ervis Martinaj është goditur në qafë. I plagosuri tjetër Eljon Hato vazhdon të jetë në gjendje të rëndë me 1 plumb në kokë.