INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krimi makabër në Tiranë, nusja i rrëfehet hoxhës për 72 minuta: ‘I hodha fotoksinë në lëngun e portokalles’

Krimi makabër në Tiranë, nusja i rrëfehet hoxhës për 72 minuta: ‘I hodha fotoksinë në lëngun e portokalles’

Publikuar më: 12:00 14-03-2018

Një ngjarje e denjë për filmat horror është kjo e zbardhur mbrëmë në kryeqytet.

Vitin e kaluar në Kamëz, Marjana Cmeta, 21-vjeçe kishte konflikte me vjehrrën pasi nuk e pranonte si nuse të djalit. Ajo vendosi të kryejë veprimin fatal duke helmuar vjehrrën me fotoksinë. Ngjarja në atë kohë u raportua si vetëvrasje pasi 48-vjeçarja Lirie Lami u gjet e varur në litar por dje ajo ka rënë në pranga bashkë me 3 bashkëpunëtorë të tjerë, mes të cilëve edhe hoxha, Hysen Shehu i cili ka regjistruar gjithë rrëfimin e nuses por është arrestuar ditën e djeshme për mos kallëzim krimi.

Për plot 72 minuta, nusja 21 vjeçare e cila ka një fëmijë 5 muajsh i ka rrëfyer hoxhës krimin e saj të rëndë.

“Kam dy vite e martuar më Olti Lamin, marrëdhëniet tona s’ishin të mira dhe kisha dyshime se për këtë ndikonte vjehrra, i thashë të vinte brenda se do pajtoheshim, aty i ofrova një pije, lëng portokalli që kishte fostoksinë. Vjehrra nisi të përpëlitej. Aty mendova se do shkoja në burg e nuk do sillja në jetë fëmijën tim. E mbylla në dhomë por zëri i saj në agoni sa vinte e bëhej më i fortë, ndaj hyra në dhomë dhe i vura një shall; për ta mbytur. Ajo s’po jepte shpirt, pastaj i vura duart e mia në fyt dhe e mbyta”, kështu e ka nisur rrëfimin e saj Marjana Çmeta për hoxhën, raporton gazetarja Klodiana Lala e News 24.

Hoxha filmoi gjithçka ndërsa policia ka arritur vetë përmes përgjimeve celulare të hoxhës te videoja e regjistruar.

Më shumë rreth operacionit:

Vdekja e 48 vjeçares është cilësuar si vetëvarje, por vetëm falë operacionit të quajtur "Heshtja e Zgjatur” është bërë e mundur zbulimi i ngjarjes duke vendosur në pranga katër persona nën akuzën e fshehjes së veprës penale, të identifikuar si:

1. Marjana Cmeta, 21 vjeç, banuese në Tiranë , për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare“, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

2. Agim Lami, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

3. Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

4. Arben Saliu , 41 vjeç, banues në Tiranë , për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrëveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë për Krimet e Renda.

Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168