INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krimi mjedisor, Koka: Vakum në kuadrin ligjor, kodi i paamenduar që nga viti 1995

Krimi mjedisor, Koka: Vakum në kuadrin ligjor, kodi i paamenduar që nga viti 1995

Publikuar më: 11:47 01-12-2016

Kuadri ligjor për krimin mjedisor ka mungesa, gjë që ka ndikuar direkt në dëmtimet që i janë bërë mjedisit gjatë 20 viteve të fundit. Ministri i Mjedisit Lefter Koka, pohoi se vakumi ligjor në Kodin Penal, e ka bërë të vështirë punën e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve ndërkohë që në kodin penal për krimet mjedisore ndryshimet e fundit janë bërë 21 vite më parë. “Kapitulli 4 i Kodit Penal për krimet mjedisore është i paamenduar që prej vitit 1995. Në 20 vite të vrullshme nga dora e njeriut në dëm të natyrës e mjedisit. Çdo institucion ligjzbatues has vështirësi me kuadrin ligjor ende me boshlliqe”, tha Koka gjatë një takimi për amendimin e krimit mjedisor në kodin penal.
Duke u ndalur njësitë vendore ministri Koka deklaroi se Krerët e Bashkive nuk janë angazhuar siç duhet në menazhimin e pyjeve. “Apel kryetarëve të bashkive të dalin përtej ambicies politike të një mandati, të kontribuojnë në menaxhimin e pyjeve në të mirë të qytetarëve që i kanë votuar. Njehësimi me legjislacionin e BE është i thjeshtë, zbatimi dhe implementimi i tij has sot vështirësi në Shqipëri”, tha Koka.
Kreu i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borschadt u shpreh se krimi mjedisor po kërcënon burimet natyrore të Shqipërisë. ” Krimi mjedisor kërcënon burimet natyrore të Shqipërisë dhe është pengesë në rrugën e saj drejt një ekonomie burimesh efiçente e me një rritje dhe punësim të sigurt. Kjo situatë përbën një rrezik madhor, degradon burimet natyrore dhe rrit ndotjen me të gjitha pasojat e saj social-ekonomike“- deklaroi kreu i OSBE-së. Sipas tij viti 2017 duhet të jetë viti i veprimit për aplikimin e amendimeve të krimeve mjedisore.

Article Logic
Execution time: 0.0032999515533447