INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krimi në Fier, viktima ishte  dhëndër i ish deputetes

Krimi në Fier, viktima ishte dhëndër i ish deputetes

Publikuar më: 11:41 11-02-2017

Krimi i  ndodhur në Fier ku një 32-vjeçar  vrau të dashurën e tij, e më pas i dha fund jetës, tronditi opinionin publik. Pasi u mësua se të dy viktimat ishin repsektivisht të martuar me partner të tjerë por që kishin një lidhje jashtëmartesore me njëri-tjetrin, dalin detaje të reja. Një  vajzë ka treguar për   JOQ informacione të rëndësishme lidhur me Drini Dervenin dhe Ermira Arapin. Sipas raportueses, Ermira jetonte prej kohësh në Fier, ku kishte një biznes perdesh, ndërsa bashkëshorti i saj jeton në Greqi.

Ky i fundit kishte marrë edhe vajzën 6-vjeçare sepse donte ta arsimonte në Greqi, ndërsa mësohet se vinte rrallë në Shqipëri, rreth 1 herë në 3 muaj. Gjithashtu, vajza shkruan se e njihte mirë edhe Drinin, autorin e krimit të dyfishtë, i cili është gjithashtu i martuar dhe ka dy fëmijë. Sipas saj, Drini Derveni është i martuar me vajzën e Angjelina Kola, ish-deputete e LSI.

Viktimat kishin vite së bashku, ndërsa Drini nuk duronte faktin që Ermira donte të ndahej, madje një herë ai e kishte kapur për flokësh dhe e kishte futur me dhunë brenda në makinë. Sipas raportueses, ky mendohet se është shkaku që çoi në vrasjen e 29-vjeçares dhe më pas vetëvrasjes së Dervenit.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë që tronditi dje Fierin dhe mbarë opinion publik ndodhi gjatë orëve të paradites. Ermira Arapi nga Lushnja, u gjet e vrarë bashkë me Drini Dervinin, në një makinë tip ‘Fuoristradë’ buzë rrugës në fshatin Shënpjetër të Fierit.

Nga këqyrja e trupave të tyre, policia tha se dallohej qartë se 32-vjeçari pasi kishte qëlluar me armë të dashurën, ka vrarë edhe veten. Policia e gjeti atë me një pistoletë tip ‘TT’ në dorë dhe tha se ka qitje me puthitje në kokën e tij, që i shtyn hetuesit të besojnë që ai është autor i vrasjes së të resë, me të cilën ka pasur një lidhje jashtëmartesore. Pas këtij akti fieraku i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Pritet të dalin të tjera detaje rreth ngjarjes që tronditi mbarë opinionin publik.

Article Logic
Execution time: 0.0026779174804688