Pas hetimeve të kryera nga policia është zbardhur ngjarja e rëndë që ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër.
Ne fshatin Shtëpëzë, në kthesën e quajtur “Andon Poçi” ka mbetur i vrarë shtetasi 29 vjeçar Dorian Lluka dhe i plagosur vëllai i tij 31 vjeçar Birbil Lluka. 2 vëllezërit po udhëtonin me automjetin e tyre tip “Benz” dhe kanë ndaluar shtetasin 28 vjeçar Enerik LLuka, i cili mësohet se ka qenë i shoqëruar nga Emiliano Voçka,23 vjeç.
Ka pasur një konfrontim mes 2 vëllezërve dhe kushëririt të tyre Enerik LLuka.Arsyeja e këtij konflikti është një çeshtje borxhi. Sipas burimeve të uniformave blu, është pikërisht Emiliano Voçka ai që i dha dhënë armën e krimit pistoletë, autorit të dyshuar të ngjarjes.
Policia ka gjetur të braktisur automjetin tip “Benz”, me targa AA 006 IY. Ndërkohë po vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorit kryesor të kësaj ngjarjeje.