INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krimi në një vit, INSTAT nxjerr statistikat: Ja cilat vepra penale kanë njohur rritje [FOTO]

Krimi në një vit, INSTAT nxjerr statistikat: Ja cilat vepra penale kanë njohur rritje [FOTO]

Publikuar më: 12:19 31-01-2019

Viti 2018 duket se ka njohur një rënie numerike përsa i përket disa veprave penale, krahasuar me vitin 2017. Sipas statistikave të publikuara nga INSTAT aktiviteti kriminal i rritur gjatë vitit 2018 ekziston vetëm në veprat si, vrasje me dashje, vjedhjet në biznese dhe banesa.

Referuar statistikave nga INSTAT, janë evidentuar 73 vepra penale “vjedhje banese” më shumë se në 2017.

Po kështu, rezulton se gjatë vitit 2018 janë evidentuar 104 vepra penale “vjedhje lokale tregtie” më shumë se në 2017.

Këto janë dy nga veprat penale që rezultojnë me tendencë të madhe rritëse, në krahasim me veprat e tjera që rezultojnë me rënie.

Përsa i përket veprave penale si vrasje me dashje, në vitin 2018 ka ndodhur vetëm një më shumë se në 2017-ën.

Rënien më të madhe në përqindje, të krimeve të evidentuara e mbartin “vjedhjet e kryera duke shpërdoruar detyrën” ku rezulton se gjatë 2018 ka pasur një rënie me -40.7 % krahasuar me 2017.

Një rënie të konsiderueshme kanë pësuar edhe “vepra penale të rënda kundër pasurisë” ku rezulton se në vitin 2018 ishin 32.3 % më pak.

Gjithashtu dhe krimet e pasionit dhe ato me natyrë seksuale, si dhe të drogës kanë njohur rënie krahasuar me vitin 2017.

veprat-penale.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038011074066162