INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krimi në vendin tonë sipas perceptimit të shqiptarëve...

Krimi në vendin tonë sipas perceptimit të shqiptarëve...

Publikuar më: 09:17 19-01-2018

Një studim bazuar në opinionet e shqiptarëve e rendit Tiranën në vendin e 211 nga 327 qytete të botës të marra në studim sa i përket krimit. Sipas indeksit të krimit të Numbeo, një nga bazat më të mëdha të të dhënave në botë, krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe e rrezikut të krimit dhe është shënuar me të të verdhë. Numbeo e klasifikon Shqipërinë si një vend të ekspozuar ndaj krimit me index 39.47, ndërsa indeksi i sigurisë llogaritet në 60.53. Tirana, sipas përllogaritjeve konsiderohet me nivele krimi të ulëta krahasuar dhe me disa nga fqinjtë. Situata nuk është shumë favorizuese në Sarajevë, Bosnje e Hercegovinë ku indeksi përllogaritet 46.75, në Shkup, në Maqedoni është 45.65, ndërsa në Serbi indeksi i krimit është më i ulët se tek ne, përkatësisht 36.95.

Në vendin e parë për shkallën e lartë të krimit në botë renditet Hondurasi, duke lënë në vend të dytë Venezuelën, e cila ka qenë kryesuese për shumë vite. Në Honduras, indeksi i krimit përllogaritet 85.18, ndërsa ai i sigurisë 14.82. Kurse Abu Dabi është vendi me indeksin më të ulët të krimit, me 13.63. Në kontinentin e Europës, Shqipëria renditet si shteti i 54 për nga kriminaliteti dhe vendin e parë e mban Marseja, Franca, me indeksin 64.35. Më e “paqta” në Europë është Zvicra, me indeksin e krimit 16.01 dhe atë të paqes 83.99.

Article Logic
Execution time: 0.0040359497070312