INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriminaliteti në Polici. Verifikim përmes gjyrmëve të gishtërinjëve për policët

Kriminaliteti në Polici. Verifikim përmes gjyrmëve të gishtërinjëve për policët

Publikuar më: 16:25 08-12-2017

Një urdhër i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Çako detyron të gjithë efektivëve të Policisë së Shtetit që kanë hyrë në radhët e kësaj organizate pas vitit 2013, do t’u verifikohen gjurmët e gishtave dhe analizat e gjakut. Mësohet se këto të dhëna personale do të shërbejnë për të parë nëse ata kanë qenë të dënuar më parë në Shqipëri apo ndonjë vend tjetër dhe nëse janë përdorues droge. Testit i nënshtrohen jo vetëm policët që kanë ardhur nëpërmjet Akademisë së Sigurisë, por edhe ata që janë ripranuar pas 2013-ës.

Kjo praktikë kishte nisur të zbatohej në polici në vitin 2008, me një urdhër të nxjerrë nga ish-drejtori i asaj kohe, Ahmet Prençi. Por pas Shtatorit të vitit 2013, ajo u ndërpre.
Ndërkohë mësohet se ky është një tjetër hap që ndërmerret për të pastruar radhët e policisë nga persona me precendentë.

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266